Aksident në rrugën Mitrovicë–Pejë, lëndohen tre persona

Aksident në rrugën Mitrovicë–Pejë, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në mes tri veturave sot në rrugën Mitrovicë-Pejë, saktësisht në fshatin Broboniq.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 13:30 në rrugën rajonale Mitrovicë- Pejë, në segmentin rrugor në fshatin Broboniq. Në aksident janë përfshirë tri vetura, përveq dëmeve materiale lëndime kanë pësuar tre persona”, tha Zahiti.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit