Aksident në rrugën Sarandë-Borsh/ Vdes drejtuesi i mjetit, plagosen dy pasagjerët

Aksident në rrugën Sarandë-Borsh/ Vdes drejtuesi i…

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 në aksin Sarandë-Borsh, ku një 60-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit.

Si pasojë, drejtuesi i mjetit tip ‘Opel’, 60-vjeçari J.B., ka ndërruar jetë në vend, ndërsa janë plagosur edhe dy pasagjerë të tjerë L.K., 44 vjeç dhe A.Z., 47 vjeç.

Ata janë dërguar për në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit