Aksident në Serbi/ 4 shqiptarë humbin jetën, 2 plagosen

Aksident në Serbi/ 4 shqiptarë humbin jetën,…

Tragjedi e vërtetë! Katër të rinj shqiptarë kanë humbur jetën një natë më parë në një aksident automobilistik që ka ndodhur në rrugën kryesore Novi Pazar – Ribaric, jo larg Lukarit. Nga ky aksident kanë mbetur dy persona të lënduar. 

Sipas mediave serbe viktimat  ndodheshin në një makinë tip “Volksëagen Golf”, me targa të Kraljevës. Mjeti është përplasur drejtpërdrejt me një automjet të së njëjtës markë. Aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën po lëvizte mjeti, teksa thuhet se ndikim ka pasur edhe rruga e rrëshqitshme. Shtetasit që humbën jetën janë  Amel Ibrahimi (21), Mithat Hami (23), Senad Derlek (22) dhe Amar Ujkani (21)

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit