Aksident në Shijak/ Makina shtyp çiklistin, humb jetën i aksidentuari

Aksident në Shijak/ Makina shtyp çiklistin, humb…

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Rreth të Shijaku”. Njw makinë ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë rreth orës 19:15. Si pasojë e aksidentit, shtetasi H. H., 32 vjeç, ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i makinës, i identifikuar si shtetasi N. D., 31 vjeç, është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia është vënë në ndjekje të tij dhe pak orë më pas, drejtuesi i mjetit është arrestuar.

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në fshatin Rreth, Shijak, një automjet me drejtues shtetasin N. D., 31 vjeç, ka përplasur shtetasin H. H., 32 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja.

Shërbimet e Policisë Shijak, pas marrjes së njoftimit, kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve bënë të mundur lokalizimi dhe kapja e autorit, bllokimin e automjetit dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Shijak, të shtetasit N. D., 31 vjeç, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të aksidentit.


Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit