Aksident në Shkodër, humb jetën një person

Aksident në Shkodër, humb jetën një person

Viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet Sh.Z., 62-vjeç, ndërsa njoftohet se shoferi i automjetit të përfshirë në aksident është ndalur nga policia dhe është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Në njoftimin e policisë thuhet:Rreth orës 11:20, në fshatin Stajkë, Shkodër mjeti me drejtues shtetasin S. J., 28 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. Z., 62 vjeç, banues në fshatin Shkjezë, Bushat. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi Sh. Z.Drejtuesi i automjetit shtetasi S.J, është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit