Aksident në Thumanë/ Makina merr përpara këmbësorin

Aksident në Thumanë/ Makina merr përpara këmbësorin

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Thumanë-Borizanë, Krujë ku një automjet ka përplasur një këmbësor rreth të 70-tave. Ka qenë shtetasi drejtues  A.S 37 vjeç, që ka përplasur shtetasin  këmbësor A. X.

Sakaq, një ambulancë e ka dërguar 70-vjeçarin pranë Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Mësohet se i moshuari  ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.  Drejtuesi i automjetit  është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Krujë për veprime të mëtejshme.

Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit