Aksident në Tiranë, i riu përplas për vdekje të moshuarin 71-vjeçar

Aksident në Tiranë, i riu përplas për…

Aksident me pasojë vdekje është regjistruar ditën e sotme në Tiranë.

Sipas një njoftimi të policisë, një i ri 23-vjeçar, me inicialet K.D., ka përplasuar këmbësorin GJ.L, 71 vjeç, pranë Institutit Bujqësor.

Nga plagët e marra, i moshuari ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.07.2020, rreth orës 15:55, në Institut Bujqësor mjeti me drejtues shtetasin K.D., 23 vjeç, ka aksidentuar këmbesorin shtetasin GJ.L., 71 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqeruar në ambientet e Komisariatit Nr.3, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit