Aksident në Tiranë, makina përplas fëmijën

Aksident në Tiranë, makina përplas fëmijën

Një aksident është regjistruar në Kashar, ku një automjet ka aksidentuar një 13-vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:15.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti me drejtues F.Sh., ka aksidentuar të miturin me iniciale A.Th., 13 vjeç, i cili është dërguar në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit