Aksident në Tiranë, makina përplas gjyshin dhe nipin 5 vjeç

Aksident në Tiranë, makina përplas gjyshin dhe…

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se një automjet ka përplasur një 63-vjeçar dhe nipin e tij të mitur 5-vjeç.

Nga informacionet paraprake raportohet se  sy të lënduarit janë transportuar në spital, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor. Për fat të mirë edhe djali 5-vjeç është në gjendje të mirë shëndetësore.

E. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin P. M., 63 vjeç, dhe nipin e tij të mitur 5 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Dyshohet se shoferi i automjetit ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara. Gjithsesi, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit