Aksident në Tiranë, makina përplas të moshuarën te bulevardi "Gjergj Fishta"

Aksident në Tiranë, makina përplas të moshuarën…

Një grua e moshuar ka mbetur e plagosur nga një aksident i ndodhur në kryeqytet, këtë të martë.

“Rreth orës 09:40, në bulevardin “Gjergj Fishta” mjeti me drejtues shtetasin F.R., ka aksidentuar një shtetas këmbesor ende të paidentifikuar, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mjeti dhe drejtuesi i mjetit ndodhen në vendngjarje”, njoftoi policia.

Të njëjtat burime shtuan se, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit