Aksident në Vaun e Dejës, zjarrfikësja përfundon në kanal

Aksident në Vaun e Dejës, zjarrfikësja përfundon…

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vaun e Dejës, ku një automjet i shërbimit zjarrfikës ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.

Sipas informacioneve paraprake, në automjet ndodheshin tre persona. Të tre mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Nuk dihen ende rrethanat e plota të aksidentit dhe shkaku që ka bërë drejtuesin e zjarrfikëses të humbasë kontrollin.

Në vendngjarje pritet të mbërrijnë autoritetet për të zbardhur dinamikën e aksidentit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit