Aksídent në Vlorë, furgoni përfundon në kanal

Aksídent në Vlorë, furgoni përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në afërsi të Panajasë.

Drejtuesi i mjetit tip furgon ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal. Burime për mediat raportojnë se nuk ka të lënduar rëndë.

Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh ndërsa raportohet se furgoni me pasagjerë ishte nisur nga Vlora drejt Tiranës. /GazetaAtdheu.com./

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit