Aksident në Vlorë, makina përplas 60-vjeçaren

Aksident në Vlorë, makina përplas 60-vjeçaren

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Vlorë.

Mjeti i drejtuar nga shtetasi E.K., ka përplasur një këmbësore rreth 60 vjeç, e cila është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbuluar dhe shkaqet e aksidentit.

Njoftimi:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:40, në bulevardin “Ismail Qemali”, në afërsi të poliklinikës, shtetasi E. K., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen E. A., rreth 60 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit