Aksident në Vlorë/ Makina përplas motorin, plagoset drejtuesi i motomjetit

Aksident në Vlorë/ Makina përplas motorin, plagoset…

Mëngjesin e sotëm në Vlorë ka ndodhur një aksident. Një makinë është përplasur me një motor.

Mësohet se është plagosur drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar menjëherë në spital.

Policia njofton se është shoqëruar drejtuesja e makinës. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Albano Romina”.

Njoftimi i policisë

Vlorë/Informacion paraprakSot, rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Albano Romina”, Vlorë, një automjet tip “Benz” me drejtuese shtetasen K. B, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. M, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Drejtuesja e automjetit shtetasja K. B, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit