Aksident pas mesnate! Vdes në mënyrë tragjike 36-vjeçari në Tiranë

Aksident pas mesnate! Vdes në mënyrë tragjike…

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pas mesnate në zonën e Ndroqit në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes mes dy mjeteve ka humbur jetën një 36-vjeçar me inicialet SH.B.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti me pasoja fatale.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 01:50, në Ndroq, mjeti me drejtues shtetasin V. B., është përplasur me mjetin me drejtues Sh. B., rreth 36 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi Sh. B.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit