Një automjet është përmbysur në rrugën që po punohet, sapo kalon mbikalimin e Rinasit, në krahun e djathtë të aksit që të çon drejt Durrësit.
Nga pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, makina shihet e kthyer përmbys në mes të aksit, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo çfarë e ka shkaktuar aksidentin.
Aksi është në proces punimesh, çka e bën situatën edhe më problematike për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë zonë.
Pritet informacion i mëtejshëm për gjendjen e personave që ndodheshin në automjet dhe rrethanat e aksidentit.