Aksident rrugor në aksin Milot-Lezhë, përplasen 2 automjete Mercedes-Benz

Aksident rrugor në aksin Milot-Lezhë, përplasen 2…

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Milot – Lezhë, ku dy automjete tip Benz janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Në foto shihet se njëri prej mjeteve ka goditur mjetin tjetër nga mbrapa, ndërsa nga ky aksident fatmirësisht nuk raportohen për dëme në njerëz.

Aksidenti ka ndodhur mbi urën e Milotit, ndërsa raportohet se si shkak i këtij aksidenti është krijuar një trafik i rënduar në të dyja anët e autostradës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit