Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm te zona e Brrylit në Tiranë. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku njëra prej tyre ka përfunduar duke u përplasur me pemën.
Si pasojë e ngjarjes janë shkatërruar kangjellat e vendosura anë rrugës. Shkak për aksidentin është bërë shkelja e semaforit nga njëri prej mjeteve, që ka shkaktuar përplasjen e fortë.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk raportohet për viktima, por vetëm për dëme materiale.