Aksident te rruga e Elbasanit në Tiranë, mjeti përplas për vdekje 54-vjeçaren

Aksident te rruga e Elbasanit në Tiranë,…

Një aksident tragjik është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Konkretisht në rrugën e Elbasanit në kryeqytet, një 54-vjeçare ka humbur jetën pas përplasjes fatale. Një automjet me shofer shtetasin P. Xh., ka aksidentuar një 54-vjeçare. Si pasojë e ngjarjes gruaja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 18.12.2023, rreth orës 06:10, në Rrugën e Elbasanit, automjeti me drejtues shtetasin P. Xh., ka aksidentuar shtetasen A. R., 54 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit