Aksident tek 'Unaza e Madhe', përplasje e fortë mes BMW-së dhe Benz-it me targa angleze

Aksident tek ‘Unaza e Madhe’, përplasje e…

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin e Unazës së Madhe në Tiranë, në segmentin pas daljes së Kamzës në drejtim të Paskuqanit.

Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania tregojnë momentet pas përplasjes së fortë mes dy automjeteve: një “Mercedes-Benz CLS” me targa angleze dhe një “BMW” Seria 5. Nga forca e goditjes, mjetet kanë përfunduar në mes të rrugës me dëmtime të shumta.

Nga pamjet e siguruara, vërehet se ‘Benz’-i ka pësuar dëmtime të rënda në pjesën e pasme, ndërsa ‘BMW’-ja ka marrë goditjen kryesore në pjesën ballore, duke lënë mbetje të shumta të shpërndara nëpër korsi.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ambulanca, ndërsa deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për gjendjen e personave të përfshirë. Megjithatë, dëmtimet e mjeteve tregojnë se përplasja ka qenë mjaft e fortë.

Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, ndërsa paraprakisht dyshohet se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga shpejtësia e lartë ose manovra të gabuara në rrugë.

Për disa minuta, qarkullimi në këtë segment të Unazës u paralizua përkohësisht.

<iframe width=”315″ height=”576″ src=”https://www.youtube.com/embed/CWDEqafG2nA” title=”Aksident tek 'Unaza e Madhe', përplasje e fortë mes BMW-së dhe Benz-it me targa angleze” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit