Aksident tjetër në vend, plagosen dy persona në Kapshticë

Aksident tjetër në vend, plagosen dy persona…

Aksidentet rrugore janë të shumta mbremjen e sotme në vendin tonë.

Këtë të shtunë ka ndodhur një aksident në afërsi të Pikës Kufitare të Kapshticës, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe kanë mbetur të plagosur dy persona.

Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur dy persona, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i këtij aksidenti mendohet të jetë moti i keq dhe reshjet e shumta të shiut, që kanë shkaktuar rrëshkitjen e makinës.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit