Aksident tragjik/ Automjeti përplaset me një motoçikletë, gjen vdekjen drejtuesi

Aksident tragjik/ Automjeti përplaset me një motoçikletë,…

Një aksident fatal ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër–Bushat.

Një automjet është përplasur me një motoçikletë, drejtuesi i së cilës ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës të mbushur me ujë, duke gjetur vdekjen.

“Rreth orës 12:10, në aksin rrugor Shkodër – Bushat, në fshatin Beltojë, mjeti tip Benz, me drejtues shtetasin H.M. është përplasur me një motoçikletë ku si pasojë e përplasjes drejtuesi i motoçikletës, shtetasi L. L. 68 vjeç banues në fshatin Ashtë, Shkodër, ka ndërruar jetë. Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

 

/boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit