Aksident tragjik/ Humb jetën 18-vjeçari shqiptar në Itali, shpëton babai i tij 

Aksident tragjik/ Humb jetën 18-vjeçari shqiptar në…

Një aksident i rëndë më pasojë vdekjen e një të riu shqiptar ka ndodhur ditën e sotme në Itali. Mësohet se 18-vjeçari Admir Hoti, ishte duke drejtuar mjetin por për shkak tyë lagështisë makina ka rrëshqitur dhe ai ka humbur kontrollin e automjetit.

Në krahun e  pasagjerit ai kishte të atin, që fatmirësisht shpëtoi. I riu u dërgua me urgjencë në spitalin Angelo në Mestre për t’iu nënshtruar një operacioni, por nuk mundi të mbijetonte.

Mësohet se, në përplasjen janë përfshirë dy makina. Mjeti i Hotit, Fiat Grande Punto e cila po lëvizte nga San Stino në drejtim të Portogruaro, kaloi nëpër rrethrrotullim, por shoferi humbi kontrollin.

Sipas informacioneve i riu është me origjinë nga Kosova dhe jetonte në Concordia Sagittaria.

https://www.ilgazzettino.it/nordest/venezia/incidente_tangenziale_portoguaro_morto_ragazzo_auto_papa-7395362.html

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit