Aksident tragjik në aksin Fushë Krujë-Thumanë: Humb jetën një grua, tre të plagosur

Aksident tragjik në aksin Fushë Krujë-Thumanë: Humb…

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Fushë Krujë–Thumanë, në afërsi të fshatit Borizanë, ku dy automjete tip “Mercedes” janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar pasoja tragjike.

Si pasojë e përplasjes fatale, ka ndërruar jetë një grua, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Pritet njoftimi i policisë për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit