Aksident tragjik në aksin Pogradec-Korçë, 43-vjeçarja humb jetën

Aksident tragjik në aksin Pogradec-Korçë, 43-vjeçarja humb…

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Pogradec–Korçë, në territorin e bashkisë Maliq.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, një automjet me drejtues shtetasin D. Xh., ka përplasur një këmbësore, E. M., 43 vjeçe, e cila po lëvizte në anë të rrugës. Si pasojë e përplasjes së fortë, 43-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Menjëherë pas ngjarjes, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, përcaktimin e shkakut dhe përgjegjësive ligjore.

Maliq/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, automjeti me drejtues shtetasin D. Xh., ka përplasur shtetasen E. M., 43 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vëndngjarje. Drejtuesi i automjetit shtetasi D. Xh., është shoqëruar në ambientet e Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

 

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit