Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, 3 persona në gjendje të rëndë shëndetësore

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, 3…

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në fshatin Devren, aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë.

Një mjet tip fouristradë është përplasur me furgonin e mallrave.

Si pasojë e këtij aksidenti mbetën të lënduar tre persona, ku shoferi i mjetit që mbeti i bllokuar brenda është nxjerrë nga forcat e zjarrfikëses.

Dy personat e tjerë janë në gjendje më të mirë dhe janë dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme

Akoma nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit