Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.
Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.
Si pasojë e goditjes, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ku po kryhen veprimet procedurale.
Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Durrës / Informacion paraprak
Rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15, Durrës, automjeti me drejtues shtetasin D. N. ka aksidentuar këmbësorin Xh. Zh.
Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.