Aksident tragjik në Fier/ Mjeti përplas për vdekje të moshuarin, largohet menjëherë

Aksident tragjik në Fier/ Mjeti përplas për…

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Fier-Vlorë”. Mjeti ka përplasur për vdekje 70-vjeçarin me inicialet Y.T. Menjëherë pas aksidentit fatal, drejtuesi ende i paidentifikuar është larguar nga vendi i ngjarjes, duke mos i ardhur në ndihmë të moshuarit, i cili ka qënë duke lëvizur me biçikletë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e autorit.

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, në fshatin Ferras, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasin Y. T., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili dyshohet se ka qënë duke lëvizur me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi Y. T. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit