Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mesditën e sotme në aksin e vjetër Fushë-Krujë–Thumanë, pranë fshatit Luz.
Viktima është identifikuar si Palkin Filopati, 65 vjeç, nga Mirdita, i cili teksa po tentonte të kalonte rrugën është përplasur nga një automjet tip “Mercedes”, që drejtohej nga Floxhen Bardhi.
Përplasja ka rezultuar fatale për të moshuarin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Në momentin e aksidentit, pranë tij ndodhej edhe bashkëshortja, e cila fatmirësisht nuk është lënduar.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se aksidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e kalimit të pakujdesshëm të rrugës nga këmbësori, por edhe e shpejtësisë së automjetit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.