Aksident tragjik në Fushë Krujë-Vorë/ Makina përplaset me betonieren, 4 të vdekur

Aksident tragjik në Fushë Krujë-Vorë/ Makina përplaset…

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Fushë Krujë-Vorë.

JOQ ALBANIA ka mësuar se 4 të rinj kanë humbur jetën pasi një automjet është përplasur me një betoniere në fshatin Fushë-Prezë.

Si pasojë e përpjasjes së rëndë, makina ka shpërthyer në flakë dhe 4 të rinjtë janë djegur brenda.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje por shmangia e tragjedisë ka qenë e pamundur.

Identifikimi i të rinjve ende nuk është kryer as rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit