Aksident tragjik në Itali: Humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Aksident tragjik në Itali: Humb jetën 33-vjeçari…

Një aksident i rëndë automobilistik i ka marrë jetën tragjikisht një emigranti shqiptar në Itali. Viktima është identifikuar si Maksim Sinani, 33 vjeç, banues në zonën e Altopascios.

Aksidenti i rëndë ndodhi në Pistoia, ku 33-vjeçari po udhëtonte me motoçikletën e tij. Sipas të dhënave të para, mjeti i riut shqiptar u përplas fort me një makinë që po vinte përballë në të njëjtën rrugë.

Përplasja ka qenë e fortë dhe i riu mori plagë mjaft të rënda në trup. Ai u transportua me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por për fat të keq nuk mundi t’u mbijetonte dëmtimeve masive, duke ndërruar jetë gjatë natës.

Autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti fatal.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit