Aksident tragjik në Itali, ndërron jetë 19-vjeçari shqiptar

Aksident tragjik në Itali, ndërron jetë 19-vjeçari…

Një aksident tragjik është regjistruar të dielën në Itali, teksa një i ri me origjinë shqiptare banues në Arzignano ka humbur jetën sot pas betejës me jetën. Plagët e marra kanë qenë të rënda, teksa I riu nuk ka mundur tu mbijetojë. i ndjeri, nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte vetëm 19-vjeç.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi të dielën, rreth orës 10:00 deh në atë ditë, i ndjeri po udhëtonte me 5 shokë, ndërsa po shkonte drejt Venezia-s. Dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit tip Lancia, mjetit duke dalë në këtë mënyrë nga rruga dhe më pas është përplasur me një barrierë betoni.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, përplasja nuk ka qenë shumë e fortë, por gjithsesi i ka shkaktuar dëme të rënda 19-vjeçarit shqiptar. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar dinamikën e ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit