Aksident tragjik në Kosovë, shkon në 3 numri i viktimave

Aksident tragjik në Kosovë, shkon në 3…

Një aksident tejet tragjik është regjistruar mëngjesin e së dielës në rrugën Nacionale Podujevë-Prishtinë. Bilanci i viktimave nga kjo ngjarje është rritur, ndërsa ka shkuar në 3 humbje njerëzish. Dy persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i tretë ka vdekur në QKUK, ku ishte dërguar për trajtim më të specializuar. Në aksident u përfshinë 3 makina, ndërsa u regjistruan 3 viktima.

Policia

Podujevë, 09.01.2022 – 09:35. Në rrugën nacionale Podujevë–Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale, në të cilin kanë qenë të përfshira tri vetura me targa vendore. Si pasojë e aksidentit dy meshkuj kosovarë kanë vdekur në vendin e ngjarjes dhe një tjetër gjatë trajtimit në QKUK, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe 8 persona tjerë meshkuj, 7 prej tyre kosovarë dhe një  shtetas i Austrisë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore dhe ndihmës së shpejtë ka dalë edhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit