Aksident tragjik në Lezhë, ndërron jetë 24-vjeçari

Aksident tragjik në Lezhë, ndërron jetë 24-vjeçari

Nga një aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm ka mbetur i vdekur 24-vjeçari, Denis Dedgjoni, ndërsa i plagosur ka mbetur pasagjeri Ndue Pjetri.

Policia ka njoftuar se “në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Lezhë -Milot, në Ishull Lezhë, drejtuesi i  mjetit tip “Benz ” shtetasi Denis Dedgjoni 24 vjeç ,banues në Lezhë ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi dhe ka  marrë dëmtime pasagjeri  shtetasi Ndue Pjetri, i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë”.

Njëkohësisht thuhet se grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit