Aksident tragjik në Malësinë e Madhe: 21-vjeçari humb jetën pas daljes nga rruga

Aksident tragjik në Malësinë e Madhe: 21-vjeçari…

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:30, në aksin “Koplik-Dedaj”, në Malësinë e Madhe.

Shtetasi Gj. Gj., 21 vjeç, banues në fshatin Reç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga.

Për fat të keq, i riu ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti tragjik.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit