Aksident tragjik në Memaliaj, furgoni i merr jetën babait, plagoset djali

Aksident tragjik në Memaliaj, furgoni i merr…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Krahës të Memaliajt. Sipas policisë, për shkak të terrenit të pjerrët, furgoni i parkuar në oborrin e banesës ka lëvizur dhe ka goditur një person duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. I plagosur ka mbetur djali i tij. Ngjarja është aksidentale. Më poshtë njoftimi i plotë i Policisë Gjirokastër.

Në fshatin Krahës, Bashkia Memaliaj, në oborrin e banesës së shtetasit B.Sh., 67 vjeç, mjeti fugon, tip “Mercedes benz”, i cili ka qënë i parkuar, për shkak të terrenit të pjerrët ka levizur dhe ka goditur shtetasin B. Sh., duke i shkaktuar vdekjen. Gjithashtu është dëmtuar në këmbë dhe djali i tij, shtetasi E. Sh., i cili është transportuar për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Gjirokastër. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, ku nga veprimet hetimore rezultoi se ngjarja ka qënë aksidentale

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit