Aksident tragjik në Milot-Lezhë, shënohet një viktimë

Aksident tragjik në Milot-Lezhë, shënohet një viktimë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen. Mësohet se drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen” cili ishte në drejtim të Milotit,  ka kryer një manovër të gabuar duke i prerë rrugën mjetit tip “ Toyota”, e cila ishte në drejtim të Rrëshenit.

Si pasojë e kësaj goditje është plagosur rëndë pasagjerja Gjelina Lleshi, ku është transportuar drejt spitalit të Traumës. Lleshi nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra e për pasojë ka ndërruar jetë.

Sakaq, 2 drejtuesit e automjeteve janë plagosur lehtë teksa ndodhen jashtë rrezikut per jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit