Aksident tragjik në Portin e Durrësit/ Kamioni përplas për vdekje punonjësen 25-vjeçare

Aksident tragjik në Portin e Durrësit/ Kamioni…

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë brenda Portit të Durrësit.

Sipas të dhënave paraprake, një kamion ka përplasur për vdekje një punonjës të Portit.

Sipas asaj që mëson Ora News, 25-vjeçarja, me iniciale A.H, punonte si pjesë e sigurisë portuale.

Trupi i pajetë i viktimës ndodhet ende në vendngjarje, ndërsa policia që mbërriti në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit fatal.

Ndërkohë është bërë shoqërimi në komisariat i drejtuesit të kamionit, shtetasit F.K, 39 vjeç.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 07.01.2021, në orën 15:30, në lagjen nr.3, Durrës, në ambientet e portit, shtetasi F. K., 39 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Man”, trajler, ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

burimi: oranews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit