Aksident tragjik në Shkodër-Lezhë, vdes shoferi

Aksident tragjik në Shkodër-Lezhë, vdes shoferi

Një aksident tragjik ka përgjakur aksin rrugor Shkodër-Lezhë mëngjesin e sotëm. Konkretisht në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit “, automjeti me drejtues shtetasin Z.M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V.T., ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi Z.M.

Lezhë/Informacion paraprak:

Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit “, automjeti me drejtues shtetasin Z.M.,është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V.T., ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi Z.M., dhe ka marrë dëmtime e dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi V.T.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit