Aksident tragjik në Tepelenë, 4 viktima e dy të lënduar

Aksident tragjik në Tepelenë, 4 viktima e…

Një aksident tregjik u regjistrua mbrëmjen e së dielës (17/03/2024) rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj ku tre automjete u përplasën me njëra-tjetrën dukë lënë pas katër viktima e dy të lënduar.

Një automjet tip ‘Mercedez Benz’ përplasi dy automjete të tjera ‘Toyota’ dhe ‘BMW’.  Shtetasi Riza Rrapa është njëri prej personave që ndërruan jetë. Ai po drejtonte automjetin tip ‘Benz’, ku nga shpejtësia e lartë dyshohet se humbi kontrollin duke u përplasur me automjetet e tjera.

Lavdosh dhe Lefteri Begaj burrë e grua si dhe e afërmja e tyre e moshuar Afërdita Begaj, janë tre viktimat e tjerë të këtij aksidenti. Ata ishin duke udhëtuar në automjetin tip ‘Toyota’ që u përplas nga Riza Rrapa.

Të plagosur mbetën Lavdie Meta dhe Jani Meta, të cilët pas ngjarjes janë dërguar në gjendje të rëndë për jetën në spital. Lagështia në rrugë dhe shpejtësia tejet normave të lejuara dyshohen të jenë shkaktarë të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit