Aksident tragjik/ Përmbyset autobusi, mbi 20 të vdekur dhe 15 të plagosur

Aksident tragjik/ Përmbyset autobusi, mbi 20 të…

Të paktën 20 persona u vranë dhe 15 u plagosën në një aksident fatal me autobus në jugperëndim të Kolumbisë. Mes të plagosurve është një vajzë 3-vjeçare dhe një djalë 8-vjeçar.

Përplasja ndodhi në autostradën Pan-Amerikane dhe “për fat të keq kemi një numër të vdekur prej 20”, u tha gazetarëve një oficer policie përgjegjës për trafikun rrugor në provincën Narinio.

Autobusi që udhëtonte mes portit të Tumaco-s dhe qytetit të Cali-t u përmbys në rrugë për shkak të një “defekti mekanik”, shtoi i njëjti burim.

Shërbimet e shpëtimit punuan për më shumë se nëntë orë atje për të nxjerrë të plagosurit dhe për t’i transportuar në spitale të ndryshme të zonës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit