Aksident tragjik| Shoferi përplas për vdekje një kalimtar, merr përpara edhe disa makina

Aksident tragjik| Shoferi përplas për vdekje një…

Një këmbësor ka humbur jetën tragjikisht në segmentin e autostradës Mamurras – Fushë Krujë. Drejtuesi i një automjeti e ka përplasur kalimtarin për vdekje. Sipas raportimeve shoferi në gjendje paniku është përplasur edhe me disa makina të tjera që kishin të njëjtin itenerar rruge.

Viktima nuk është identifikuar ende për shkak të plagëve të marra dhe priten analizat gjenetike dhe mbërritja e familjarëve. Shkak i aksidenti mendohet të jetë shpejtësia e lartë e mjetit si dhe mungesa e ndriçimit të rrugës, degëzimet e së cilës sjellin në autorstard edhe përdorues të tjerë të këtij segmenti.

Njoftimi i Plotë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, tek rreth rrotullimi i Thumanë Krujë, një automjet ka goditur një shtetas këmbësor ende të pa identifikuar ku si pasojë e plagëve të marra ka ndëruar jetë menjëherë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit