Aksident tragjik te vijat e bardha, kamioni përplas për vdekje "Olsi policin"

Aksident tragjik te vijat e bardha, kamioni…

Oligert Dika, i njohur në rrjete sociale si Olsi polici, ka humbur jetën mesditën e kësaj të marte. 32-vjeçari është përplasur nga një kamion në rrugën “Kastriotët” në afërsi të Urës së Institutit. Ai qendronte një pjesë të mirë të kohës në këtë lagjie ku qytetarë dhe shoferë të ndryshëm i jepnin para për t’u ushqyer.

Oligert Dika vuante nga shëndeti mendor dhe për të nuk kishte një përkujdes të veçantë në një qendër trajtimi. 32-vjeçari e kalonte ditën rrugëve, pa një adresë apo orientim për lëvizjet e tij. Në rrjete sociale ai u bë i famshëm për humorin dhe pafajësinë e tij në bisedat normale me njerëzit që e përshëndesnin dhe i ofronin disa para.

Policia ka identifikuar shtetasi K. F., shoferi kamioni i një kompanie ndërtimi, si personi që ka aksidentuar 32-vjeçarin. Nuk dihen rrethanat e ngjarjes ende, por fakti që viktima ka qenë në vijat e bardha do të thotë që përpaërsinë e kalimit e ka pasur ai. Megjithatë grupi hetimor do të zbardh gjithë dinamikën e ngjarjes, e cila trishtoi jo pak shqiptarë që e njihnin Olsi policin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit