Aksidente në çdo cep të Shqipërisë, udhëtoni me kujdes!

Aksidente në çdo cep të Shqipërisë, udhëtoni…

Ditën e djeshme shumë automjete janë përfshirë në aksidente, duke shkaktuar shumë të lënduar dhe një viktimë. Shkak dyshohet të jetë qenë moti i keq dhe shpejtësia e lartë.

Një aksident ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin Shkozet-Kavajë. Në aksident janë përfshirë katër mjete dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar 7 persona. Nga të lënduarit, 4 janë drejtues mjetesh dhe 3 të tjerët, pasagjerë, për fat te mirë të lënduarit janë jashtë rrezikur për jetën.

Një tjetër aksident u regjistruar ne unazën e qytetit të Korçës ku janë përfshirë dy automjete. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë si pasojë e reshjeve të shumta të shiut dhe humbja e kontrollit e njerit prej automjeteve.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Saukut në Tiranë rreth orës 21:30 ku shtetasi A.K 21 vjeç  përplasur një 40-vjeçar i cili ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

Në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas pranë fshatit Qukës, një automjet tip furgon ka dalë nga rruga dhe është permbysur në anë të rrigës. Fugoni nuk ka pasur pasagjer vetëm drejtuesin e mjetit, ku fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Tek rrethrrotullimi i Kolonjës në autostradën Lushnjë-Fier, rrethrrotullim i njohur për rrezikshmërinë e lartë për aksidente. Mjeti tip “Nisan” ka përplasur një motoçikletë të drejtuar nga shtetasi A.H. rreth 50 vjeç. Drejtuesi i motoçikletës nuk ka patur vënë kaskën mbrojtëse në momentin e aksidentit dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit