Aksidentet po ju marrin jetën të rinjve, pas dy jave në koma ndërron jetë 23-vjeçarja

Aksidentet po ju marrin jetën të rinjve,…

Aksidentet automobilistike po i marrin jetën shumë të rinjve. Shpejtësia është një ndër faktorët kryesor që shumë të rinj po largohen nga jeta në lule të rinisë.

Këtë të kërkurë, qyteti i Sarandës u trondit nga humbja e 23-vjeçares Elisa Ajazi.

Mësohet se e reja ka qëndruar për gati dy javë në koma , pas një aksidenti të shkaktuar me makinë në qytetin e Greqisë. Ndërsa këtë të mërkurë u largua përfundimisht nga jeta.

Ndërsa në vendin tonë në një kohë shunë të shkurtër shumë të rinj kanë humbur jetën për shkak të aksidenteve me makinë, për shkak të shpejtësisë, pakujdesisë dhe alkoolit. Shumë prej tyre gjithashtu e promovojnë shpejtësinë edhe në rrjetet sociale.

Pas disa humbje jetë të të rinjvë, vetëm një muaj më parë pati ndryshime në kodin rrugor ku u vendos se drejtuesit e rinj s’do lejohen të drejtojnë makina me fuqi të lartë motorike në 2 vitet e para.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit