Aksidentet e shumta në rrugën drejt plazhit të Shëngjinit: Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Aksidentet e shumta në rrugën drejt plazhit…

Banorët e një lagjeje në rrugën që të çon drejt plazhit të Shëngjinit janë të alarmuar nga aksidentet e shumta dhe të përditshme në këtë aks rrugor.

Sipas tyre, rruga është kthyer në një rrezik të përhershëm për jetën, për shkak të shpejtësisë së lartë të automjeteve dhe parakalimeve të rrezikshme, ndonëse bëhet fjalë për një zonë të banuar.

Aksidentet janë të shpeshta dhe, në disa raste, kanë përfunduar me pasoja fatale. Pavarësisht denoncimeve të shumta dhe kërkesave të përsëritura nga banorët për të marrë masa parandaluese, institucionet përgjegjëse nuk kanë reaguar.

Lagjja është mobilizuar dhe ka ndërmarrë hapa konkretë, duke mbledhur firma nga çdo familje për të kërkuar vendosjen e pengesave për uljen e shpejtësisë (“bumps”) në këtë rrugë. Megjithatë, deri më sot nuk është marrë asnjë masë nga Bashkia apo autoritetet rrugore.

Banorët ndihen të braktisur dhe të rrezikuar, ndërsa kërkojnë ndërhyrje urgjente për vendosjen e sinjalistikës përkatëse dhe masave për uljen e shpejtësisë, në mënyrë që të parandalohet ndonjë tragjedi e radhës.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ! Une si nje banues i kesaj zone ne rrugen e plazhit te Shengjinit  se bashku me familjare te tjere kemi nje shqetesim shum te madh ne lidhje me aksin rrugor . Gati cdo dite po ndodhin nga nje aksident dhe ky ishte para ca minutash , problemi qendro pasi shum makina parakalojne dhe ecin me shum shpejtesi  edhe pse eshte zone banimi duke shkaktuar askidente qe kane quar edhe ne vdekje te personave ne kete zone. Jemi ngritur si lagje dhe kemi kerkuar ndihme per te parandaluar aksidentet e shumta por askush nuk eshte pergjigjur . Po ju drejtohem juve per ndihme pasi jeta jon eshte e rrezikume.

Anonim ju lutem!

E kam denoncu disa here edhe pranej po ju them juve se mu me njohin edhe skan marre masa hiq per keto situata duke i bere shum normale edhe pse kan vdekur persona. Si lagje kemi mbledhur firma ne cdo familje per te vendosur bume ne rrug si ulse shpjetesie edhe bashkia sasht marr hiq me ket gja. Ju shkrujta juve per nje  ndihme Po bete gje shum faleminderit , per ndryshe nshpresa ke zoti

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit