Aksidentet fatale në punë, në pak muaj janë regjistruar 4 të tilla

Aksidentet fatale në punë, në pak muaj…

Rregullat e sigurisë në punë këtu në vendin tonë zbatohen nga shumë pak punëtorë. Këto sjellin dhe me humbje fataje të jetëve të tyre.

Inspektorati Shtetëror i Punës duhet të nisë verifikimet për të zbuluar se a zbatohen rregullat në punë, nëse jo cilat janë ato që nuk zbatohen më shumë dhe cilat zbatohen.

Aksidenti i fundit që u regjistrua me pasojë vdekjen nga pasiguria në punë ishte një 45-vjeçar, punonjës ndërtimi.

Arjan Lazri, që u vra në aksident, ishte banues në fshatin Kallmet të Lezhës. Policia bëri me dije se gjatë punës 45-vjeçari ka rënë nga lartësia e objektit në ndërtim, e për pasojë mori dëmtime të shumta fizike që i sollën vdekjen.

Në muajin janar një gomist humbi jetën në fshatin Spiten, teksa po riparonte gomën e një kamioni.

Ndërsa në muajin mars një mekanik në Kurbin gjeti vdekjen, pasi automjeti që po riparonte e zuri poshtë.

Po ashtu në fillim të muajit prill një person gjeti vdekjen gjatë punës në një fabrike mielli në pronësi te tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit