Aksidentet në punë/ 32 persona humbën jetën në 2022, minierat dhe ndërtimi më të rrezikshme

Aksidentet në punë/ 32 persona humbën jetën…

Numri i aksidenteve në punë ka pësuar rritje gjatë vitit 2022. Kështu tregojnë të dhënat e raportuara  nga Inspektorati Shtetëror i Punës. Rezultatet e vitit 2022 tregojnë se nga totali i aksidenteve të ndodhura në punë zënë 32 për qind në raport me ato në rrugë. Sipas këtij raporti më të rrezikuar janë ata persona që punojnë në ndërtim, miniera dhe motoristët e shërbimeve delivery.

Përqindjen më të lartë të aksidenteve me pasojë vdekje e zënë aksidentet rrugore të cilat zënë 32% të aksidenteve me pasojë vdekje në total. Bazuar në këtë analizë të aksidenteve me vdekje, duhet t’i kushtohet vëmendje e shtuar sektorit të shërbimeve delivery në raport me kryerjen dhe kontrollin e dokumentit të vlerësimit të riskut për profesionin “motorist”, pasi vendi i tij i punës është lëvizja në rrugë”, thuhet në raport.

Sakaq bëhet me dije se, gjatë vitit 2022 rezultojnë të aksidentuar 184 punonjës, nga të cilët 32 me pasojë humbjen e jetës. Në vitin 2021 u regjistruan 31 humbje jetë në vendin e punës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit