Aksidentet përgjakin rrugët në vend, dy persona përfundojnë me urgjencë në spital

Aksidentet përgjakin rrugët në vend, dy persona…

Dy aksidente rrugore janë shënuar pasditen e kësaj të marte në vendin tonë duke përgjakur rrugët e vendit.

Sipas policisë, një makinë ka marrë përpara një motor në aksin Elbasan-Belsh duke lënë të plagosur, 32-vjeçaren V.K. Aksidenti tjetër është shënuar në aksin Fushë-Prezë, ku një kamion u përplas me një makinë dhe për pasojë mbeti i plagosur shoferi.

Menjëherë të dy të plagosurit u nisën drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë autoritetet po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të dy aksidenteve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit