Aksidentet rrugore/ Shqipëria 49% më shumë vdekje se norma e BE

Aksidentet rrugore/ Shqipëria 49% më shumë vdekje…

“Një vend i vogël është i lehtë të qeveriset dhe vështirë të mbrohet” shprehet De Gol në një thënie të tij.

Në vitin 2020 Shqipëria kishte 63.9 vdekje për 1 milion banorë nga aksidentet rrugore, nga 43 që ishte mesatarja për vendet e Bashkimit Europian, sipas Eurostat.

Vendi ynë renditet i teti ndër 37 vende në Europë për numrin e vdekjeve nga aksidentet rrugore në raport me popullsinë.

Më pak aksidente në rajon gjatë 2020-ës janë regjistruar në Kosovë, me 43 humbje jete për milion banorë, po aq sa dhe norma mesatare e Bashkimit Europian. Respektimi i sinjalistikës rrugore nga drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët, faktori njeri, fushatat ndërgjegjësuese dhe legjislacioni i ashpërsuar duket se kanë rezultuar pozitivë më mbrojte të jetës për shqiptarët e Kosovës.

Cilat janë shkaqet kryesore të aksidenteve në vend?

Avni Ponari, në një analizë të disa viteve më parë rendit nëntë shkaqe se përse ka kaq shumë aksidente në Shqipëri ndër të cilat përmendim: Drejtimin e mjetit pa praktikat e duhura, humbjen e reflekseve apo e kontrollit të mjetit, infrastruktura rrugore, mjetet e tejpërdorura në rrugët e këqija, mungesa e sinjalistikës në rrugët hyrëse e dalëse, drejtimi i automjeteve nën efektin e alkoolit, përdorimi multifunksional i rrugëve të makinave duke kaluar në to kamionë, vetura, lopë e dele, biçikleta pa kriter, mungesa e mbrojtëseve të duhura anësore, vendosja e gomave të përdorura nga drejtuesit e mjeteve, përdorimi i gomave të njëjta si në dimër ashtu dhe në verë dhe së fundmi mungesa e frikës ndaj ligji.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit